in

Përtej gjykimit

Mevi Rafuna 

Do të ishte mirë ta ngrisnit zërin në rastet e dhunimeve sikur ai rasti i Drenasit ku viktima femër u dhunua nga mësuesi, nga avokati,nga polici e krejt me ren nga ai grup llumi i poshtër që shfrytëzuan një person të pafuqishëm.Siç duket të gjithë ata ishin të martuar dhe dukeshin “burra të mirë” derisa ju erdh mundësia të shfyhen diku dhe ta nxjerrin egërsinë që ju rri nën lëkurë. Ç’është më e keqja që dënimi për ta është qesharak dhe i frikshëm që legjitimon dhunimin sikur në të gjitha rastet.I gjykoj ata që shtiren e punojnë në institucione kyqe si psh arsimi dhe janë pedofil të heshtur.

Që prekin nxëneset e veta, i kushtêzojnë studentet e veta dhe shtiren “burra të mirë” në sytë e  të tjerëve dhe kinse intelektualë.Poashtu i gjithi ky lloj që bënë jetë të pesëfishtë dhe është në gjendje të luaj role të ndryshme që vështirë është t’i dallosh.Shumë gra zgjedhin rrugën e prostitucionit jo pse janë të tilla por jeta i shtren për toke. 

Të tillat shohin jetën e vet mbijetojnë në mënyrën që zgjedhin dhe ndryshe prej disa të tjerave me martesa të “improvizuara” të cilat ja u marrin lirinë burrave të vet i ndajnë nga familja e shoqëria, i rrisin fëmijet me egoizëm dhe janë në gjendje të flasin me orë të tëra ” për moralin” e tyre.  Këta improvizues qoftë femra qoftë meshkuj për mua janë të rrezikshëm; se një njeri që zgjedhë lirshëm të martohet me person të gjinisë së kundërt apo gjinisë së tij e që nuk është i dëmshëm. Ai apo ajo janë real dhe nuk bëjnë sehir me normat shpesh impovizuese shoqërore.

Ngritne zërin kundër pedofilisë, kundër dhunimeve e kundër dukurive tjera negative por jo ta gjykoni një njeri të lirë që ndryshe prej jush ka Guximin të jetë vetëvetja e të jetoj ashtu siç e ndien jo jetë të pesëfishtë.

Lini një Përgjigje

Kostoja e luftës së Erdoganit për “pavarësinë ekonomike” të Turqisë

Studiuesi i trurit Hüther: Prindërit u vjedhin fëmijëve përvojën më të rëndësishme të fëmijërisë