Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pak më parë është vaksinuar i pari në Kosovë kundër COVID-19.
Pas tij, u vaksinua doktoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli.
Ndërsa, i treti që u vaksinua është infektologu i Klinikës Infektive, Salih Ahmeti.
Pas tyre po vazhdon vaksinimi edhe i punëtorëve tjerë shëndetësorë.
Ndërsa, vaksinimi do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, kur pritet të vaksinohet punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive e pastaj të klinikave tjera.


