Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar sallë koncertesh dhe shtëpi për artistët.
Rama mori pjesë në Koncertin e e Gjon’s Tears, për të cilin tha se ishte performancë fantastike.
Siç theksoi ai, Prishtinës i duhen më shumë ngjarje të tilla. I duhet gjithashtu një sallë koncertesh, një shtëpi për artistët tanë të shumtë.
Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
Faleminderit KultPlus.com, për ftesën që më keni bërë të marr pjesë në Koncertin e Gjon’s Tears. Ishte performancë fantastike.
Prishtinës i duhen më shumë ngjarje të tilla. I duhet gjithashtu një sallë koncertesh, një shtëpi për artistët tanë të shumtë.
💙Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë🤍
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama