Përparim Rama largon shitësit ambulantë nga sheshi “Nënë Tereza”.
Të gjithë shitësit ambulantë të cilët punon ilegalisht në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet janë larguar që aty nga sot.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga Sheshi ‘Nënë Tereza’ të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë aty pa leje, ilegalisht! Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin public”, ka shkruar ai.
Shpresojmë se i pari i kryeqytetit i ka larguar edhe lypësat që të trishtojnë me britmat e tyre: një burrë bërtetë në kup të qiellit, ndërsa e ka vënë në gjumë me narkotikë foshnjen që rri fjetur me orë në Shesh. Një burrë tjetër -lypës vajton luftërat islamike me zërin e çjerrë. Që të dy të trishtojnë dhe e bëjnë copë e grimë atmosferën festive.