in

Përmbytet anija në Detin Mesdhe, humbasin jetë 43 refugjatë

 

Një anije që transportonte refugjatë drejt Europës u përmbyt në Detin Mesdhe në brigjet e Libisë.  Të paktën 43 persona që mbante në bord janë mbytur. Në një deklaratë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) tha se “mbytja tragjike e anijes” që ndodhi një ditë më parë ishte katastrofa e parë detare e vitit 2021 të disa personave që kërkonin një jetë më të mirë në Evropë.

Në vitete fundit, BE ka bashkëpunuar me rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera vendase për të ndaluar udhëtime të tilla detare që konsiderohen si tërrezikshme.

Lini një Përgjigje

Kosovë, 7 humbje jete dhe 296 raste me koronavirus

Hoti uron Presidentin e SHBA-së, Biden