in

Përgjaket sërish Ukraina, të paktën 27 viktima gjatë një aksidenti

Ministria e Brendshme në Ukrainë bën me dije se 27 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në zonën perëndimore të Rivne. Në aksident u përfshinë një autobus, një kamion me karburant dhe një makinë e vogël, të cilat pas përplasjes shpërthyen në flakë.

Ngjarja u shënua në autostradën mes Kievit dhe Chop. Në momentin e përplasjes në autobus udhëtonin 38 pasagjerë, prej të cilëve shpëtuan vetëm 12. Mësohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë përgjumja e një prej shoferëve.

Lini një Përgjigje

Suedezë të njohur akuzohen për nazizëm në propagandën ruse

Kurti niset drejt Gjermanisë për takimin me Scholz