in

Për hatër të Serbisë Erdogani refuzoi ta njoh masakrën serbe në Srebernicë

“Së pari, ata nuk duan të hyjnë në diskutime për gjenocid, sepse nuk duan të përkeqësojnë marrëdhëniet me Serbinë. Së dyti, ata e refuzuan këtë propozim sepse ishte propozuar nga partia më e madhe opozitare dhe së treti, kanë frikë nga efektet e tij për shkak të diskutimit për gjenocidin armen”, pohoi ai.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partneri i saj qeverisës, Partia e Lëvizjes Nacionaliste, hodhën poshtë një propozim parlamentar të Partisë Popullore Republikane për të njohur masakrën e serbëve në Srebrenicë, si gjenocid.

Aktivistët e të drejtave të njeriut pohojnë se një nga arsyet e mundshme për një vendim të tillë është ruajtja e marrëdhënieve me Serbinë, raporton t24.

Partia Popullore Republikane propozoi gjithashtu që 11 korriku të shpallej Dita e Përkujtimit të Gjenocidit, në kujtim të vrasjeve të disa mijëra burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995, por shumica në pushtet e kundërshtoi atë gjithashtu.

“Nuk mund ta kuptoj pse e refuzuan këtë projektligj, ky është një skandal”, tha aktivisti turk për të drejtat e njeriut dhe deputeti i Partisë “Yeşil Sol”, Omer Faruk Gergelioglu.

Ky i fundit deklaroi se ka pyetur përfaqësuesit e shumicës qeverisëse për arsyet e vendimit të tyre, por përfaqësuesit e partisë së Erdoganit iu përgjigjën shkurt, “nuk është puna jote”.

Nën presidentin Erdogan, i cili ka drejtuar vendin për 21 vjet, Turqia është bërë një lojtar aktiv në Ballkan dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë komuniteteve myslimane, përfshirë boshnjakët.

Gergerlioglu beson se kishte tri arsye pse koalicioni qeverisës i Erdoganit e hodhi poshtë projektligjin.

“Së pari, ata nuk duan të hyjnë në diskutime për gjenocid, sepse nuk duan të përkeqësojnë marrëdhëniet me Serbinë. Së dyti, ata e refuzuan këtë propozim sepse ishte propozuar nga partia më e madhe opozitare dhe së treti, kanë frikë nga efektet e tij për shkak të diskutimit për gjenocidin armen”, pohoi ai.

Lini një Përgjigje

A do ta zbardh vrasjen e Shefki Popovës Gjykata Speciale?

Bekim Fehmiu -Ibrahim Rugova