“Pse e doni ju Kosovën?
Kadare:Është dukuri universale dhe jo vetëm; ne kujtojmë se ne shqiptarët jemi të prapambetur se duam vendin tonë;kuptohet, disa e duan, disa e duan më pak, disa se duan fare, është kudo në botë e njëjta gjë!Por, ne na është fiksuar një çikë që të krijojmë simpati, të dukemi modern, si të thuash, të bëjmë përshtypje të mirë se, ne jemi ata që nuk çajmë kokën, nuk e duam!Çdo njeri, çdo popull e do veten e vet, domethënë, pjesa e dashurisë është më e madhe se pjesa e mohimit!Prandaj, kjo pyetje ka këtë përgjigje, kjo është ndjenjë natyrale; ti mund të bëhesh nervoz me një pjesë të popullit tënd, mund të bëhesh nervozë me një pjesë tjetër, mund të bëhesh nervozë edhe me shqiptarët e Kosovës, me shqiptarët e Maqedonisë, në rradhë të parë me shqiptarët e Shqipërisë, por prap është një ndjenjë natyrale, prandaj nuk është turp ta duash atë që është familja jote, është gjeni jotë!Pyetja:Ka zëra në Kosovë që bërtasin se ne jemi aq të ndryshëm që ne nuk mund të duhemi!?Kadare:Këto janë profka të shpikura nga ata që nuk kanë se çka të bëjnë; një popull e ka të natyrshme dashurinë!Populli shqiptar nuk mund të bëjë disa modifikime “gjenetike”, si bëjnë popujt tjerë të Evropës për tu dalluar, sepse kemi pas raste kur jemi dalluar për të keq, nuk besoj se do të vazhdojmë kështu!Një nga modifimet e kohëve të fundit që po bëjmë është për çudi, modifikimi më i rëndë që mund ti ndodhë një kombi, të krijojë atë që quhet filozofi e robërisë; nostalgjia që shfaqet në Shqipëri për sundimin Osman është një degjenerim, jashtëzakonisht i rëndë; nuk e pranon asnjë popull në Evropë këtë lloj nostalgjie!Këtu tek ne për arsye nga më të çduditëshme, deri tek koruptivet!”
minuta 48
Shefqet Mani A news24