Pelegrinët dardanë, me plis të bardhë shqiptar, duke ndjekur meshën ortodokse në Manastirin e Graçanicës në Kosovë më 1902. Dardanët e krishterë e quanin Kisha e Shën Marisë së Virgjër. Mesha u mbajt në gjuhën shqipe.
Në vitin 1902, Kosova ishte ende e pushtuar nga Perandoria Osmane.Besimi fetar duhet të jetë gjithnjë dicka shpirtërore dhe personale, jo nje vegël pushtimi dhe pretendimesh teritoriale. Orientimi fetar nuk ka përkatësi etnike.Edhe dy dekada më vonë, më 1922, në një artikull të mbushur me shqetësime botuar në revistën “Policija” të Beogradit, kryetari i rrethit të Graçanicës, Vojislav Balozoviç, e cilësonte kolonizimin si një faktor vendimtar për shkombëtarizimin e trevave shqiptare.
Në dy faqet e këtij artikulli me titull “Kolonizimi i Kosovës” (“Kolonizacija na Kosovu”), duke kritikuar punën e zyrtarëve të pakualifikuar dhe të pandergjegjshëm për agrokolonizimin e Kosovës, Balozoviç shprehej i brengosur për ritmet e ngadalshme të këtij procesi, si rezultat i rezistencës së popullsisë vendase shqiptare që nuk pranonte marrjen arbitrare të tokave të tyre.
Ai propozonte një plan të përshtatur me ligje, për të arritur një kolonizim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.