in

Peci thotë se iu rikthyen mbi 600 m2 Ministrisë së Bujqësisë, reagon AAK-ja

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se janë rikthyer mbi 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë në një objekt në Ulpianë të Prishtinës.

Ministri Peci ka njoftuar se ka vizituar hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, në Lagjen Ulpiana në Prishtinë.

“Kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit.  Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat përreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe, njëherit, të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023”, ka shkruar Peci në Facebook.

Lini një Përgjigje

Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse në Odesa dhe Vinitsja

Macron: Nëse Rusia fiton, besueshmëria e Evropës bie në zero