in

PDK i ka të qarta qëndrimet për seancën e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri derisa ka dalë prej objektit të kuvendit ka thënë para mediave se PDK i ka të qarta qëndrimet e saj për seancën e presidentit.

“Partia Demokratike e Kosovës tashmë i ka të qarta qëndrimet e saj për këtë seancë”, tha ai.

Ndërkohë që pritet të filloj seanca për zgjedhjen e presidentit.

Më herët shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pozita duhet të vijë me një kandidat tjetër për president

“Opozita nuk i ka votat ta zgjedhë presidentin, prandaj presim që mazhoranca të vij më një figurë që ka përkrahjen e opozitës.  Nuk është koha të shkojmë në zgjedhje në kohën kur po kemi keqësim me situatën pandemike” ka thënë Tahiri.

Lini një Përgjigje

Artan Abrashi: shumë shpejt do të fillojë seanca

A do ta votojnë Vjosa Osmanin?