in

Patronazhistët e Ramës drejt Beogradit, në mbrojtje të Vuçiqit!

Sherif Ramabaja

Serbia po vlon. Vuçiqi po i numëron ditët dhe orët e fundit. Beogradi sikur të ishte i pushtuar nga protestuesit. Serbia në prag të luftës qytetare. Vuçiqi për ruajtjen e pushtetit, po e sakrifikon popullin dhe Serbinë etj. janë këta vetëm disa nga titujt, të cilët e përshkruajnë gjendjen para shpërthimit në Serbi.

Me gjendjen në serbi, kuptohet që po preokupohen edhe fqinjët e saj. Gjendja shpërthyese atje, shumë shpejt mund t´i kaloi kufijtë e Serbisë dhe të përhapet si murtaja, në vendet fqinje. Si shembull i tillë, e kemi pranverën arabe.

 Siç vlerësohet preokupimin më të madh, në këto raste, e ka kryeministri i Shqipërisë Rama, nga shkaku se me 11 maj janë paraparë të mbahen zgjedhjet e lira.

Në fakt edhe në Shqipëri me pakënaqësinë e qeverisjes së Ramës, i cili nuk dallon fare nga Vuçiqi, po organizohen protesta të shumta, siç ishte edhe ajo e 15 marsit, për ndalesën e TikTok -ut në vend.

Nga frika se po ra pushteti në Serbi, mund të krijohet një varg zinxhiri edhe në vendet fqinje, kryeministri Rama vendosi të ndërmerr disa masa preventive.

I tronditur mbi fatin e Vuçiqit, ai menjëherë reagoi duke i ftuar patronazhistët që të niseshin drejt Serbisë.

Para se t´i niste drejt vendit fqinj, kishte biseduar gjerë e gjatë me ta, mbi detyrat që i presin në kryeqytetin serb. Mbi të gjitha i këshilloi që me paraqitjen e tyre dinjitoze dhe besnike, të vihen nën shërbimin e mbrojtjes së Vuçiqit.

Ai është mik i çmuar i imi dhe s´bashku kishim iniciuar shumë projekte të përbashkëta, mbi bashkëpunimin rajonal. Ne nuk duhet të nisemi nga arsyet, pse janë ngritur protestuesit për rrëzimin e tij, por ne duhet ta respektojmë votën e lirë të qytetarëve, prej së cilës me decenie, pa konkurrencë, po zgjidhet si president i vendit.

Çështje tjetër është se në mbrojtje të tij janë rreshtuar zoti Orban i Hungarisë, Lukashenko i Bjello Rusisë, Maduro i Venezuelës, Putini, kisha ortodokse serbe, ruse, bjello ruse, Bashkësia Islame e Serbisë dhe vendeve fqinje, shumica e shteteve arabe, Hamasi palestinez, Hezbollahu, Irani, Kina, Palestina, Koreja Veriore, Maqedonia, Mali i Zi, disa shtete nga EU, zoti Grenell, zoti Hill dhe personalitete të njohura rajonale, evropiane dhe botërore.

Pra mali që shihet, nuk do dëshmitarë. Ne nuk jemi të vetmit që po luftojmë për shpëtimin e tij, kur të merret parasysh lista e gjatë e cila mbretëron në botë.

Në radhë të parë, ne si fqinjë, e kemi për obligim, që ta ndihmojmë njëri tjetrin. Unë jam i bindur që edhe Vuçiq, njësoi do të vepronte ndaj meje, kuptohet po të ballafaqohesha me vështirësitë, me të cilat po përballet sot ai.

Një Serbi stabile po ashtu do të thotë, një Shqipëri stabile. Një Serbi demokratike, po ashtu do të thoshte një Shqipëri demokratike. Ne duhet të rrugëtojmë së bashku.

Po mos ta linin Franca dhe Gjermania të kaluarën e tyre tragjike pas shpine, nuk do të kishin marrëdhënie të sotme vëllazërore. Ky është një shembull që duhet të na inspiroi edhe ne, dy popujve tanë.

Së bashku kishim luftuar kundër nazizmit dhe fashizmit. Ishim vëllazëruar, derisa forcat destruktive na i futën pykat mes vete. Megjithatë ne prapë se prapë, duhet t´i gjejmë rrugët tona të përbashkëta.

 Në këtë kuadër është edhe iniciativa jonë e përbashkët, për organizimin e Kampionatit Evropian, U21 në vitin 2027, kuptohet nëse Vuçiqi dhe unë deri atëherë mbetemi në pushtet.

Sorensen sot në Kosovë, takohet me Osmanin, Kurtin e Bislimin

Prof Blerim Latifi – Sulltan Mehmeti i II ishte homoseksual, ka dhunu djemë t'ri