in

“Patrioti” që e adhuron shqiptarofobin turk

Shkruan: Emira Selimi, Shkup

Aspak nuk më duket normale dhe morale të shet dokrra patriotizmi një person, i cili pasionon një njeri i cili deklarohet shqiptarofob publikisht, në këtë rast historiani turk Talha Ugurluel, i cili në vitin 2016 ofendoi në mënyrën më poshtëruese heroin tonë kombëtar Skënderbeun.

Dhe po më tmerron fakti kur po vërej se disa bashkëkombës dhe bashkëvendës nga Shkupi po respektojnë dhe vlerësojnë shkrimet e një njeriu të tillë sikur ky person i ashtuquajtur “historian”, por që realisht është një injorant tipk. Hec shko ndërroje emrin dhe mbiemrin dhe mos u shtir patriot kur je shit…..

Dhe vrapo shko dëgjoi ligjëratat e këtij individi që thuhet se qenka profesor por edhe shqiptarofob. Por të lutem vetëm shqiptar vetën mos e deklaro.

Shqiptarët e Maqedonisë më shumë se këta dhjetë vitet e fundit asnjëherë më keq nuk kanë dështuar. Nuk shiten vlerat kombëtare për interesat personale. Një shprehje popullore“ Uji lan çdo gjë përpos marres”.

Lini një Përgjigje

Përgënjeshtrim i presidentes Vjosa Osmani

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq dhe Spitalin “Dr.Josip Bençeviq” të Sllavonski Brodit