in

Pati rrahje masive në oborrin e shkollës së serbëve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh rreth rastit të rrahjes së djalit të politikanit, Nenad Rashiq.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në oborrin e shkollës “Miladin Mitiq”, në Graçanicë, të hënën rreth orës 10:30.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje.

Lini një Përgjigje

Albin Kurti: Të mos hapën valë të reja të privatizimit

Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e shpejtë të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit