in

Pastruesja “milionere” kishte disa llogari bankare

Mediat kanë zbuluar detaje të reja nga hetimi për pastruesen Rozeta Dobi. Ajo akuzohet se bashkë me të birin, Havierin vodhën qindra mijëra euro nga banesa e Alda Klosit ku gruaja punonte si pastruese, e cila rezultoi të ishte një ish-zyrtare e lartë në Kryeministri. Sipas të njëjtave burime, përveç shumave cash të gjetura në banesë si dhe mallrave të vjedhura, Dobi rezulton të ketë llogari bankare.

Nga hetimi ka dalë se gruas i janë gjetur disa llogari në shuma të konsiderueshme që pritet të bëhen publike. Rozeta Dobi dhe djali i saj dolën të hënën para gjykatës, e cila vendosi arrest me burg për të dy.

Në dëshminë e dhënë për hetuesit gruaja u shpreh se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj, Alda Klosi. Kjo sipas saj e shtyu të merrte paratë nga banesa e saj. Ngjarja ndodhi në “Rrugën e Kosovarëve”, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh. 

Lini një Përgjigje

Lajçak: Në NATO diskutuam për dialogun dhe veriun e Kosovës

Mediat gjermane: Ruajtja e pushtetit të Erdoganit është në interesin e Putinit