Pjeter Domgjoni
N’muajin prill t’vitit 1941, datat 13, 14, dhe 15, pikrisht t’PREMTËN E MADHE t’Pashkëve, t’SHTUNDEN E MADHE t’Pashkëve dhe TË DIELËN E PASHKËVE.
Kur katolikët në mbarë botën përkujtojnë ringjalljen e JEZU KRISHTIT, ndodhin vrasjet dhe masakrat masive që u banë mbi katolikët shqiptarë nëpër të gjitha katundet me besimtarë katolikë, rreth e rrotull Gjakovës. T’gjitha këto vrasje e masakra mbi këta katolikë të organizueme e t’planifikume mirë prej komunistëve gjakovarë dhe vllaznive tyne çetnikëve serbë, u banë në mëri ndaj fesë “in odium fidei.
“Simbas arkivit të zyrës famullitare n’Bishtazhin, Libër: DEFUNCKTORUM, Viti 1941, Nr. 28-78, faqe 94-100, figurojnë: 64 të vramë e t’masakruemë, por simbas banorëve që i kanë përjetue ato vrasje e masakra, numri i t’vramëve asht shumë, shumë ma i madh. Vetëm n’xhaminë e Rugovës janë t’vramë 72 vetë.Tri ditët e Pashkëve të gjithë katolikët e rrethit Gjakovës kanë pas:Xhamë e vaji e gjak e lotë, tregonte shpesh herë me lotë në sy nana jonë. I kam pas vetëm 13 vjeçe, kur PETKI, ma pat vue manxerrën n’gjoks tui m’bërtitë. Kallzo ku janë burrat? E unë prej frikës ia fillova me kjajtë kurse ai me za edhe ma t’madh bërtiste. Kallzo se t’vrava? Mandej ka ardhë nji tjetër ushtar e i ka vikatë Petkit. Hiqja manxerren prej gjoksit fmijsë, more i poshtër, ku e di kjo se ku janë burrat dhe s’bashkut me ushtarët tjerë, kanë shkue e kanë marrë. Babën tem së bashku edhe me 15 mashkuj tjerë, bile ndër ta ka qenë edhe nji babë me djalin 16 vjeç, i kanë çue n’Lug t’Kabashit i kanë ba rresht e ma s’parit e kanë vra djalin 16 vjeç mandej babën e tij e t’gjithë tjerët me rendë.
Na as s’kemi guxue me i marrë kufomat, por thonë se kta burra i patën vorrosë gratë e Markagjinve n’vorre t’Kodërnezhsë. Po burrat tjerë, oj nanë? Burrat tjerë: Me gra, fmijë e bagtij për me pshtue gjallë patën kalue Drinin e kjenë strehue n’katundet: Gexhe, Radoste e katunde tjera t’fesë muslimane, por që ishinë vllaznit tonë t’nji gjaku.Këto vrasje me pushkë, u banë n’katundin e Marmullit. Të dielën e Pashkëve, më 15 prill 1941. Kurse n’katundin e Bishtazhinit, nji grup burrash simbas shenimeve të arkivit 11, por simbas banorëve t’Bishtazhinit 72, i kanë marrë, nda n’dy grupe e çue n’xhami t’Rugovës dhe grupin e parë, ma s’parit i kanë detyrue me u falë, mandej me bajoneta, i kanë ba copa e grima. Kurse grupin tjetër poashtu i kanë çue n’xhami t’Rugovës dhe i kanë detyrue me u falë e mandej mbas shpine i kanë vra me rrafale plumbash.
Prej atij grupi t’dytë, shpëton gjallë Marka Çupi dhe kthehet n’Bishtazhin, katundi tij i lindjes. Këto vrasje e masakra janë ba t’Premtën e Madhe t’Pashkëve, me 13 prill 1941.Vrasje të tilla masive, ato ditë janë ba edhe në të gjitha katundet tjera rreth e rrotull Gjakovës, por unë këtu po i veçoj: NOUN, GJONIN, TUNËN, NIKOLLËN, MUSËN DHE PALUSHIN. T’gjithë djemtë e GJIN KOLË LASKUT prej Smaçit që s’bashkut me mashkujtë tjerë të asaj familjeje i kanë vra t’Shtundën e Madhe t’Pashkëve, me 14 prill 1941. Tregojnë se në at familje ka qenë shtatzanë nji grue e cila ma vonë ka lindë djalë dhe e ka përtri përsëri familjen. Kurse n’katundin Ujzë mbasi i kishinë vra t’gjithë antarët e familjes Gjon Prenkë Kolës. Vrasin edhe PASHKEN, (foshnjën e gjashtë ditëve).
Poashtu n’Pjetrashan mbasi i kishin vra t’gjithë antarët e familjes Pashk Mark Ndout, komunistët, vrasin edhe antarin e fundit t’kësaj familjeje, ZEFIN, (foshnjën e nji dite).Vrasje e masakra bahen edhe n’katundet: Kusar, Dol, Fshajë, Kushavec, Raçë, Brodasanë, Trravë, Moglicë, Dujakë etj.
Po cili ishte shkaku i atyne vrasjeve e masakrave gjatë atyne tri ditëve t’Pashkëve? Komunistët gjakovarë dashtën me na zhbi prej façes dheut. Ky ishte shkaku. Unë tjetër shkak nuk di sepse gadi çdo shpi e ka pas nga nji mashkull partizan. Unë kur jam kthye prej lufte, n’shpi teme, i kam gjetë tre mashkuj t’vramë prej komunistëve gjakovarë. Mu përgjegj plaku 96 vjeçar, Toma i Markut Gjinit prej katundit Marmull.
Me kët shkrim e kujtova vrasjen e gjyshit tim, HILIN E NIKOLLË DEDSË (Njeriun ma të urtin e punëtorin ma t’madhin jo vetëm n’katundin e Marmullit, por n’gjithë Famullinë e Bizhtazhinit) e dhjetra e dhjetra besimtarë tjerë që u vranë e masakruan prej komunistëve gjakovarë e vllaznive t’yne çetnikë gjatë atyne PASHKËVE T’PËRGJAKUNA vetëm e vetëm pse ishin katolikë.
N’shej respekti ndaj gjyshit tim e t’gjithë atyne martirëve t’fesë. Unë, nipi juaj edhe sot me rrënçethje trupi, dridhje zemre e shumë pika loti, për shpirtin tuej, po i drejtohem Zotit me lutjen: JEPIAU O ZOT PUSHIMIN E PASOSUN!U NJITË DRITA E PAMBARUEME!PUSHOFSHINË N’PAXHË!ASHTU KJOFTË! Shenim: Unë asnji herë s’kam mujtë me kuptue se si. Partizantë e Fadil Hoxhës Kosovës, terroristët Komunist të Enver Hoxhës Shqipnisë dhe çetnikët e Drazha Mihajleviçit t’Serbisë kanë pas t’njejtin qëllim.ZHDUKJEN E KLERIT KATOLIKË SHQIPTARË.