in

Pasaktësia apo deziformimi i Klosit

Shkruan: Fadil Kajtazi

Në intervistën me A. Merovcit në dokumentarin FAKTE, mes tjerash Klosi deklaroi: “Ahmet Krasniqi është vrarë sepse e dekoroi Zemajn, pasi ai dezertoi me një brigadë nga Kosharja”.

Kjo është një dezinformatë apo pasaktësi e qëllimshme; së pari, është FAKT se as një brigadë nuk ka dezertuar në Koshare. 

Së dyti, Kolonel Zemaj është dekoruar për betejën e lavdishme të Loxhës, e cila është beteja e parë ku ushtria serbe pëson humbje pas njëqind viteve luftë me shqiptarët.

Së treti, për personalitetin e Ahmet Krasniqit Klosi deklaron se: “Nuk ishte ndonjë faktorë dhe nuk prisnim që dikush ta vriste”.

Për sqarim të opinionit dhe të Klosit, po them se: FAKTI se Ahmet Krasniqi ishte një faktorë, ai edhe u vra. Beteja e Loxhës ishte treguesi se ai është faktorë dhe do të bëhej edhe më i fuqishëm. Kjo prishte shumë plane, prandaj ai duhej eliminuar. 

Atyre që më së shumti Ahmet Krasniqi ju prishte plane, pikërisht ishin serbet, të cilët e kishin për qef luftën me shqiptarët e pa organizuar.Vrasja e Ahmet Krasniqit ishte një kombinim agjenturor serb, që natyrisht se nuk mund të zhvillohej pa agjenturën e tyre influente në radhët e shqiptarëve, dhe pa budallakinë e tjerëve për rreth. Për Klosin: Kjo i bie që kur të avancoi ushtria greke në Shqipëri dhe qeveria me shtabin e ushtrisë shqiptare do të vendosën në Prishtinë, unë si shef i AKI, do të bëj sehirë kur dikush do ta vras ministrin e mbrojtjes së Shqipërisë ne Prishtinë.

Lini një Përgjigje

“Babai im viktimë e dhunës serbe”, rrëfimi i Xhakës

Irani ekzekuton katër persona, që i ka akuzuar për bashkëpunim me Izraelin