in

Pas vdekjes së grekut Anastas, kush do të vendoset në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, “një serb”?!

Sherif Ramabaja

Krenaria e Kishës Ortodokse Shqiptare në kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, është shumë e madhe. Mjafton të përmendet Papa Kristo Negovani, i masakruar nga grekët, për misionin e tij gjuhëtar dhe fetar.

Gjenerata të tëra të shqiptarëve me krenari mësonin se si Noli ynë i madh, me sakrifica të jashtëzakonshme, në vitin 1908 kishte arritur ta mbante liturgjinë fetare në gjuhën shqipe, që mund të njihet edhe pavarësim i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare nga ajo greke.

Kjo krenari shtohej edhe më shumë nga përpjekjet e intelektualëve shqiptar që t´i kundërviheshin kishës ortodokse greke, kur dihej se ajo nuk preokupohej fare për mision fetar në Shqipëri, por në realitet kishte mision hegjemonist – aneksimin e territoreve shqiptare, shkombëtarizimin dhe asimilimin e shqiptarëve.

Nisur nga këto fakte tash pas një shekulli politikanët e papërgjegjshëm shqiptar në krye me Berishën dhe Ramën, rrotën e historisë e kthyen edhe një herë mbrapa.

 U bënë vegla të politikës greke dhe serbe. Ia morën kompetencat Kishës Ortodokse Shqiptare dhe në krye të saj prapë e vendosën një grek, i cili po ashtu si në të kaluarën, meshën e udhëhiqte në gjuhën greke edhe pse e fliste gjuhën shqipe.

Vetëm ky moment tregon se shumica e udhëheqësve shqiptar për interesin e tyre personal, e shesin interesin kombëtar.

Me emërimin e kryepeshkopit Anastas, në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, kuptohet që kishte reagime të shumta nga qarqet fetare dhe intelektuale shqiptare, po askush ato nuk i kishte marr parasysh.

Deri më sot, askush asnjëherë kryepeshkopin Anasas nuk e ka dëgjuar t´i ketë dënuar masakrat greke ndaj popullsisë çame, dëbimet e shqiptarëve nga Çamëria, e as të kërkonte që popullit shqiptar çam, t´i mundësohet kthimi në pronat e tyre të uzurpuara.

Dikush mund të mendoi se të gjitha këto janë kërkesa politike, por nëse analizohet roli i Kishës Ortodokse në Rusi, Serbi e Greqi, do të kuptohet se ndikimi i kësaj kishe në proceset politike shtetërore, është aq i fuqishëm sa e ke përshtypjen se të gjitha politikat shtetërore në këto vende, udhëhiqen nga kisha ortodokse.

 Kisha Ortodokse Ruse sot i paraprinë agresionit rus ndaj Ukrainës, duke iu bashkuar politikës ditore të Putinit, rreth përhapjes së propagandës për krijimin e perandorisë imperialiste, në dëm të fqinjëve dhe popujve të lirë. Kisha Ortodokse Ukrainase më në fund arriti të ndahet nga ajo ruse, që ta vazhdoi rrugëtimin e saj të pavarur.

Po ashtu Kisha Ortodokse Serbe nuk dallohet fare nga ajo ruse, përkundrazi njihet për nxitje të urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve dhe popujve jo sllav. Ajo u ka paraprirë masakrave, dëbimeve dhe shfarosjeve ndaj popullit shqiptar, prandaj të presësh prej saj mision të zotit, është sikur t´i rehabilitosh tmerret dhe kriminelët e luftës.

Sot është e pakuptueshme se si shqiptarët ende lejojnë, që të tjerët të na imponojnë udhëheqjen e Kishës Ortodokse Shqiptare nga grekët, apo nga të tjerët. Ta arsyetosh këtë me mungesën e kuadrit, është një absurditet që askush nuk mund ta kuptoi, apo kjo bëhet qëllimisht që dikush përmes hegjemonisë politike, ti arrijnë synimet e tyre përmes Kishës Ortodokse si në të kaluarën.

Momentalisht deri tash e kishim kryepriftin gerek Anastas, kurse tash e tutje kush do të vendoset në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare? Mos është radha që të emërohet një kryepeshkop serb! Te ne gjithçka është e mundur.

 

Slogani nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës

Nga sot nis implementimi i ligjit për çmimet e barnave