Tërmeti që goditi Kroacinë la pas veti shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur. Qindra shtëpi u shkatërruan, ndërsa toka ende po dridhet. Përveç institucioneve, për pastrimin e rrugëve kontribuan edhe qytetarët e thjeshtë.
Në mesin e tyre ishin edhe tre qytetarë nga Kamenica që jetojnë në Kroaci.
Valdrin Hajdari, Shkëlzen Hajdari dhe Liridon Huruglica të pajisur me veshjet adekuate dhanë kontributin e tyre.