Zemaj the se Policia e Kosovës e ka kontaktuar për ndihmë dhe të dëshmojë rreth procesit, shkruan Gazeta Express.
“Po, më kanë kontaktuar, më kanë kërkuar një lloj ndihme apo dëshmie rreth procesit. Për të njohur apo për të treguar se çka përmban një dokument, se si ai mund të klasifikohet si sekret”, është shprehur Zemaj.
Tutje, ai ka thënë se dokumentet nuk kanë qenë të klasifikuara, por ka ekzistuar një lloj dakordimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë farmaceutike, kjo për shkak te raportit me shtetet e tjera.
“Ato nuk kanë qenë të klasifikuara, por është një dakordim deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale. Për shkak të raportit me shtetet tjera”, ka thënë Zemaj.
Ndërsa për zyrtarët policorë që hynë në zyrat e Insajderit dhe më pas intervistuan drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Ollurin, Zemaj tha se ka qenë e panevojshme.
“Ajo turrje ndaj mediave ka qenë e panevojshme”, shtoi Zemaj.
Zemaj: Gërvalla s’e di as për çka po flitet
Kjo është demantuar nga vetë ministri, i cili kishte bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.
Ndërkohë atë natë reagoi edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se ishin bërë të gjitha nënshkrimet në kohë, por ne fakt nënshkrimet u kryen sot nga Vitia.
Reagimi i saj ishte i gjatë, ndërkohë që Zemaj thtoë se ai reagim nuk pati lidhje me atë që po raportohej.
“Ajo nuk e diti as për çka po flitet. Reagoi atë natë duke menduar se ishte duke u folur për këto vaksinat që po vijnë nga BE-ja. Nuk kishte lidhje me zhvillimet që po ndodhnin në kohë”, tha Zemaj.
Zemaj thotë se për sigurimin e vaksinave është konsultuar me Arben Vitinë dhe se pas konsultimeve ishin mbyllur e-mailat. Ato ishin hapur prapë në kohën kur ishte bërë deputet.
“Pfizer nuk iu përmbajt marrëveshjes”
“Na e kanë kërkuar komplet planin e imunizimit, mirëmbajtjen, shpërndarjen, vendet ku do të filloni sepse ata kanë kushte dhe kritere mos ju ndodh diçka me vaksinën e tyre dhe u humb reputacionit me shtetet e tjera Kur ka ardhë koha duke u afru, në janar na vjen shkresa nga COVAX që Kosova në shpërndarjen e parë nuk do të jetë për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike. Kjo ishte një farë lloj dëshpërimi dhe dyshimi pse po shtyhemi nga programi, çfarë po ndodh tash me neve”,tha Zemaj.
Tutje ai shpjegon se më vonë kishin marrë një përgjigje duke i ftuar të kenë durim dhe duke i siguruar se ende qëndrojnë prapa premtimi dhe negocimit të procesit.
“Kur filluan vendet e tjera që të deklarohen se po marrin vaksina Pfizer u detyruam të përdorim raporte të tjera diplomatike. Kemi marrë përgjigje, ju lutem të keni durim se ne qëndrojmë prapa premtimit dhe negocimit të këtij procesi por na duhet durim për të dërguar marrëveshjen finale për nënshkrim. Edhe ne ishim në pritje të shkurtit sië ishte premtimi dhe konfirmimi zyrtar i tyre, sasia, dozat dhe gjithçka”, tha Zemaj./Express/