Nexhi Spahiut, autorit te : “Shqiptarët janë barbarë, me prirje anarkike”, në “Novosti”, Amina Nuraj ia ktheu:
Zoti Spahiu,Ju shkruaj këtë tekst, një vajzë nga një vend që është asimiluar me forcë nga njerëz si ju.
Pas pushkatimit të Aqif Blytes nga çetnikët me uniforma partizane, njerëzit në Sanxhak filluan dalëngadalë të asimilohen në diçka që nuk janë.Çetnikët na asimiluan në Sanxhak, saqë çdo libër në gjuhën shqipe e dogjën dhe i ndërprenë çdo kontakt me Atdheun tonë, Shqipërinë.Unë jam rritur duke dëgjuar propagandë për njerëzit e mi në Kosovë, nuk kam dashur të pranoj gënjeshtrat çetnike sepse gjaku shqiptar në mua nuk më lejonte t’i dëgjoja.Unë kam lindur në një mjedis të tillë ku njerëzit nuk lejoheshin as të përmendnin se ishin shqiptarë, e aq më pak të flisnin gjuhën amtare shqipe. Kështu që kjo Amina ngriti zërin kundër asimilimit serb të njerëzve në Sanxhak dhe i dha fund propagandës çetnike për shqiptarët.Z.Spahiu, propaganda juaj për asimilimin e shqiptarëve nga Republika e Kosovës në kosovarët është e njëjtë me atë që çetnikët i bënë popullit në Sanxhak.Kam frikë se pas 50 vjetësh një Aminë e re do ta udhëheqë luftën në Republikën e Kosovës, siç e udhëheq une sot në Sanxhak për kombin shqiptar!