in

Pas 12 vjetësh, Hani i Elezit dekorohet për festat e fundvitit

Po Skënderaj, Peja e Mitrovica sa vite kanë që nuk janë zbukuruar për festat e fundvitit. Janë në Evropë a në Azi ato qytete?

Pas 12 vjetësh, komuna e Hanit të Elezit do të dekorohet për festat e fundvitit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i ri i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

Në intervistën për “Sytë 7” në Klan Kosova, Ballazhi tha dëshiron t’i thejë disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite.

“Tani pas 12 vjetësh në Han të Elezit, ka një frymë më liberale sepse vet veprimet e mia për qytetarët janë më liberale. Dua t’i thej disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite. Një prej tyre dekorimi i qytetit për festat e fundvitit. Pastaj formimi i kabinetit qeveritar në një përqindje 50-50 me femra dhe meshkuj, me moshë të re”.

“Për herë të parë edhe këtu shihet më shumë shpresa e të rinjve se këtu po ndryshon shumëçka”, tha Ballazhi, njofton Klankosova.tv.

Po Skënderaj, Peja e Mitrovica sa vjen kanë që nuk janë zbukuruar për festat e fundvitit. Janë në Evropë a në Azi ato qytete?

Lini një Përgjigje

Kur vehabistët e pengojnë zbukurimin e qytetit për Kërshëndella e Vitin e Ri

Lira turke në duart e Allahut