Pas 12 orësh patrullim në det, polici i kufirit Sinan Abilaliaj ka ndërruar jetë në orarin dhe vendin e punës. 56-vjeçari , polic i kufirit në Dhërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Efektivi kishte 12 orë në det në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën 7 të mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme, pak minuta para përfundimit të turnit, në orën 19, efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet për infarkt. Sipas burimeve nga policia kufitare, 56-vjeçari ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke parkuar mjetin lundrues.