in

Parimet Themelore tw Lidhjes Kombëtare Shqiptare të Bujqve dhe e Katundarve

Shkruan av. Zanfir Kryeziu

 

Lidhja Kombëtare Shqiptare e Bujqve dhe e Katundarve u themelue në malet e lira të Shqipërisë, në vitin 1943. Lindi në mes rrebeshit të luftës me iniciativ të një grupi të rinjësh, në kuadër të një kuvendi të gjerë bujqish dhe katundarësh shqiptarë që të besatuar, vendosën të formojnë një lëvizje politiko-shoqërore duke shprehur me deklaratën e tyre parimet themelore të saj.

1.Lidhja Kombëtare Shqiptare e Bujqve dhe e Katundarve, besnike e kujtimit dhe frymës së burrave të Rilindjes s’onë Kombëtare të ramë në fushë të nderit për lirinë dhe pavarësinë e tokës Arbërore; besnike e virtuteve të FISIT; trashëguese e traditave të BESËS, të NDERIT dhe të BURRNISË; e mbështetur në fuqinë e shenjtë morale të FAMILJËS, në zakonet më të bukura të vendit, me bazë ideje dhe veprimi ”ATDHEU MBI TË GJITHA” dhe ”LIRIA MBI TE GJITHA” del si lëvizje shoqërore në fushë të ndeshjeve politike ndër çaste dhe rrethana të politikës ndërkombëtare më                 të volitshme për krah të lëvizjeve tjera kombëtare liridashëse, për të çliruar Kombin Shqiptar nga thundra e cilësdo diktatur; për ta çliruar vendin nga robëria kumuniste e kryesuar prej një klike fanatikësh që gjithherë kanë veprue dhe veprojnë përdhunisht dhe ilegalisht duke ç’kallmue kështu çdo vlerë morale e pasuri të vendit vetëm e vetëm për ti shërbye interesave të huaja pansllaviste.                                                                                  

2.Lëvizja Kombëtare, në kuptimin më të plotë të fjalës, proklamon qëllimet dhe mënyrën e veprim- tarisë së sajë si shprehje politike dhe shoqërore e bujqve dhe katundarve por edhe  intelektualve dhe e profesionistve të lirë, të bindur në fuqitë e tyre morale dhe vetëdijës se të drejtat e tyre nuk mund  të fitohen veçse me përgjegjësi dhe organizim dhe ate duke qenë vepruesë të drejtpërdrejt  në rrjedhat shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit.

3.Lidhja del si mbrojtëse dhe udhëheqëse e vlerave morale të një populli me një qytetërim mijë- vjeçar,të drejtave dhe interesave të tij kudo që këto të shfaqen, lirisë dhe tërësisë tokwsore të Shqipërisë Etnike kundër lakmive pushtonjëse të cilit do komb.

4.Lidhja vepron në harmoni me institucionet ndërkombëtare të pranueme lirisht dhe veçanërisht me ato të OKB-së;është për bashkëpunim me popujt fqinj të prirë nga rregjimet demokratike; përkrah,

Mbron vet-qeverimin e popujve dhe bashkërendon veprimtarinë e sajë sidomos me lëvizjet dhe partit bujqësore dhe katundare të kombeve të tjerë. Parime themelore këto të nevojshme jo vetëm për të përballuar dhe zbërthyer problemet kombëtare në lëmin e politikës së jashtme dhe të kuvendeve ndërkombëtare por edhe për të siguruar paqë, punë dhe begati popullit shqiptar i cili gjithëherë prej natyre ka qenë dhe është solidar me puntorët e lirë e të gjitha vendeve që vet-qeverisen.

5.Përtej lakmive të partive dhe nefseve vetjake, përmbi klikat e organizueme, jashtë formulave demagogjike dhe ngatresave politike tashmë të kapërcyeme nga evolucioni i kohës dhe ngjarjet botërore, Lidhja ka për qëllim të përcaktuem të shkrijë,me anë të revendikacioneve të saja për Liri,

Drejtësi dhe Vllazëri,fuqitë dhe mundimet fisnike të bujkut që gjithmonë ka qenë dhe është shtylla

themelore e ekonomisë së vendit bashkë me ato e të gjithë puntorëve të mendjes dhe të krahut,të qytetit dhe të katundit, duke i mbrojtur nga monopolizimet, nga shfrytzimet e egoizmave vetjake,

të klikave politike dhe të sipërmarrjeve të ndryshme tregtare dhe industriale.

6.Lidhja nderon dhe është për metoda demokratike të veprimit si në gjirin e vet ashtu edhe kundrejtë të tjerëve; është e vendosur në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë me pjesëmarrje direkte e të gjitha shtresave të popullit në jetën e vendit; është kundër çdo violence, përveq se në rast nevoje me u mbrojtur prej kësaj; Lëvizja është legalitare dhe angazhohet kundër çdo antagonizmi e luftës së klasave,qoftë në lëmin shoqërore si n’ate ekonomoke. Lufton me çdo mjetë demokratik diktaturën përsonale të individit dhe totalitarizmin shtetëror.

7.Lidhja angazhohet për një pavarësi të gjerë mendimi dhe veprimi dhe përpiqet për realizimin një

vllëzërie njerzish të lirë. Përkrah ndërmarrjen e lirë dhe është në favor të organizimit të punës në industri dhe tregëti; është për barazi kundër çdo shtypje, nepotizmi dhe dukurive tjera negative.

8.Lidhja në parim angazhohet për lirinë e besimeve,për një shtet laik që mbron dhe nderon besimet

pa asnjë preferencë.Pra, lidhja është e bindur se çështja fetare duhet të lihet e lirë për tu zgjedhur

dhe për tu praktikuar nga secili shqiptar në thellësi të ndërgjegjës së vet ”Fe e lirë në shtet të lirë”

9.Lidhja ka për qëllim mbrojtjen dhe lirinë e pakicave kombëtare me të drejta dhe detyrime të barabarta ndaj ligjeve dhe institucioneve të vendit. Këto të drejta Lidhja i shtronë në kushte të reciprocitetit me vendet fqinje.

10.Lidhja angazhohet për mënyrën e qeverimit të popullit me përfaqësi parlamentare e shprehur me anë të pjesëmarrjes direkte të cilit do shtetasi që është në gjendje që lirisht ta shpreh vullnetin e tij  për jetën e vendit.

11.Lidhja njefë dhe mbronë nisjativën vetanake dhe pronën private duke përkrahur bashkëveprimin dhe bashkërendimin ekonomik ndër kooperativa bujqësore.

Kryesuesi i këshilli nismëtar                                                                                                                    Said bej Kryeziu

vijon

Ndërron jetë aktorja Kelley Mack, në moshën 33-vjeçare

Baza amerikane në Nish, sinjal për pushtimin e Kosovës !