Said Kryeziu në mes
Shkruan avokati Zanfir Kryeziu
Lidhja Kombëtare Shqiptare e Bujqve dhe e Katundarve u themelue në mallet e lira të Shqipërisë në vitin 1943. Lindi në mes rrebeshit të luftës me iniciativ të një grupi të rinjësh, në kuadër të një kuvendi të gjerë bujqish dhe katundarësh shqiptarë që të besatuar, vendosën të formojnë një lëvizje politiko-shoqërore duke shprehur me deklaratën e tyre parimet themelore të saj.
1.Lidhja Kombëtare Shqiptare e Bujqve dhe e Katundarve,besnike e kujtimit dhe frymës së burrave të Rilindjes s’onë Kombëtare të ramë në fushë të nderit për lirinë dhe pavarësinë e tokës Arbërore; besnike
e virtuteve të FISIT; trashëguese e traditave të BESËS, të NDERIT dhe të BURRNISË; e mbështetur në fuqinë e shenjtë morale të FAMILJËS, në zakonet më të bukura të vendit, me bazë ideje dhe veprimi ”ATDHEU MBI TË GJITHA” dhe ”LIRIA MBI TE GJITHA” del si lëvizje shoqërore në fushë të ndesh- jeve politike ndër çaste dhe rrethana të politikës ndërkombëtare më të volitshme për krah të lëvizjeve tjera kombëtare liridashëse, për të çliruar Kombin Shqiptar nga thundra e cilësdo diktatur; për ta çliruar vendin nga robëria kumuniste e kryesuar prej një klike fanatikësh që gjithherë kanë veprue dhe veprojnë përdhun- isht dhe ilegalisht duke ç’kallmue kështu çdo vlerë morale e pasuri të vendit vetëm e vetëm për ti shërbye interesave të huaja pansllaviste.
2.Lëvizja Kombëtare, në kuptimin më të plotë të fjalës, proklamon qëllimet dhe mënyrën e veprimtarisë së sajë si shprehje politike dhe shoqërore e bujqve dhe katundarve por edhe intelektualve dhe e profesionistve të lirë, të bindur në fuqitë e tyre morale dhe vetëdijës se të drejtat e tyre nuk mund të fitohen veçse me përgjegjësi dhe organizim dhe ate duke qenë vepruesë të drejtpërdrejt në rrjedhat shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit.
3.Lidhja del si mbrojtëse dhe udhëheqëse e vlerave morale të një populli me një qytetërim mijëvjeçar,
të drejtave dhe interesave të tij kudo që këto të çfaqen, lirisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë Etnike kundër lakmive pushtonjëse të cilit do komb.
4.Lidhja vepron në harmoni me institucionet ndërkombëtare të pranueme lirisht dhe veçanërisht me ato të OKB-së; është për bashkëpunim me popujt fqinj të prirë nga rregjimet demokratike; përkrah, mbron vet-qeverimin e popujve dhe bashkërendon veprimtarinë e sajë sidomos me lëvizjet dhe partit bujqësore dhe katundare të kombeve të tjerë.Parime themelore këto të nevojshme jo vetëm për të përballuar dhe zbërthyer problemet kombëtare në lëmin e politikës së jashtme dhe të kuvendeve ndërkombëtare por edhe për të siguruar paqë, punë dhe begati popullit shqiptar i cili gjithëherë prej natyre ka qenë dhe është solidar me puntorët e lirë e të gjitha vendeve që vet-qeverisen.
5.Përtej lakmive të partive dhe nefseve vetjake, përmbi klikat e organizueme, jashtë formulave demago- gjike dhe ngatresave politike tashmë të kapërcyeme nga evolucioni i kohës dhe ngjarjet botërore,Lidhja
ka për qëllim të përcaktuem të shkrijë,me anë të revendikacioneve të saja për Liri, Drejtësi dhe Vllazëri, fuqitë dhe mundimet fisnike të bujkut që gjithmonë ka qenë dhe është shtylla themelore e ekonomisë së vendit bashkë me ato e të gjithë puntorëve të mendjes dhe të krahut,të qytetit dhe të katundit, duke i mb- rojtur nga monopolizimet, nga shfrytzimet e egoizmave vetjake,të klikave politike dhe të sipërmarrjeve
të ndryshme tregtare dhe industriale.
6.Lidhja nderon dhe është për metoda demokratike të veprimit si në gjirin e vet ashtu edhe kundrejtë të tjerëve; është e vendosur në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë me pjesëmarrje direkte e të gjitha shtresave të popullit në jetën e vendit; është kundër çdo violence, përveq se në rast nevoje me u mbrojtur prej kësaj; Lëvizja është legalitare dhe angazhohet kundër çdo antagonizmi e luftës së klasave,qoftë në lëmin shoqërore si n’ate ekonomoke. Lufton me çdo mjetë demokratik diktaturën përsonale të individit dhe totalitarizmin shtetëror.
7.Lidhja angazhohet për një pavarësi të gjerë mendimi dhe veprimi dhe përpiqet për realizimin e një
vllëzërie njerzish të lirë. Përkrah ndërmarrjen e lirë dhe është në favor të organizimit të punës në
industri dhe tregëti; është për barazi kundër çdo shtypje, nepotizmi dhe dukurive tjera negative.
8.Lidhja në parim angazhohet për lirinë e besimeve,për një shtet laik që mbron dhe nderon besimet
pa asnjë preferencë. Pra, lidhja është e bindur se çështja fetare duhet të lihet e lirë për tu zgjedhur
dhe për tu praktikuar nga secili shqiptar në thellësi të ndërgjegjës së vet ”Fe e lirë në shtet të lirë”
9.Lidhja ka për qëllim mbrojtjen dhe lirinë e pakicave kombëtare me të drejta dhe detyrime të barabarta ndaj ligjeve dhe institucioneve të vendit. Këto të drejta Lidhja i shtronë në kushte të reciprocitetit me vendet fqinje.
10.Lidhja angazhohet për mënyrën e qeverimit të popullit me përfaqësi parlamentare e shprehur me anë
të pjesëmarrjes direkte të cilit do shtetasi që është në gjendje që lirisht ta shpreh vullnetin e tij për jetën
e vendit.
11.Lidhja njefë dhe mbronë nisjativën vetanake dhe pronën private duke përkrahur bashkëveprimin dhe bashkërendimin ekonomik ndër kooperativa bujqësore.
12.Lidhja ka për qëllim zhvillimin e vendit duke shfrytëzuar resurset natyrore me anë të bonifikim- eve të tokave moçalike,dhe shndërimin e tyre në toka bujqësore nga do të nxjerën rendimente më të mëdha si dhe shfrytëzimit të resurseve nën tokësore të vendit me përkrahjen e institutive kombëtare dhe përmes kredive bankare.
13.Lidhja është për një reformë agrare të përgjithshme që do të bëhet, me kritere të përshtatshme të ekono- misë së vendit dhe të tokave të ndryshme, duke filluar me reformen nga pronat e shtetit; me përjashtim të atyre tokave që do të bëhen ferma, modele bujqësore dhe blegtorale, të tjerat do t’ua ndahen bujqëve dhe katundarëve të cilët do të jenë në gjendje që t’i punojnë më së miri.
14.Lidhja do të mbrojë parimin e shpërndarjes së çifliqeve dhe pasurisë së madhe ndër bujq që trashëgi- misht punojnë ato toka, me një përcaktim”maximum”dhe”minimum” sipas mundësive të krahut të punës, varësist nga mundësit e prodhueshmërisë të tokës dhe njerëzve që ushqehet me te.
15.Lidhja është për një drejtësi sociale, shoqërore, politike dhe ekonomike ashtu që duke e rregullue këte me ligje të posaçme në mënyrë që ti siguroj çdo shtetasi të drejtë pune dhe çlirim nga frika e urisë, e sëmundjes dhe pleqërisë.Me ligje të veçanta, Lidhja do të përpiqet që çdo shqiptari ti garan- tohet mbrojtja nga dhuna shtetërore,të shoqërive industriale apo tregtare.Kushtetuta e ardhëshme që do të përkrahet nga Lidhja ka për ti garantue këto parime themelore.
16.Lidhja do të përpiqet që me ligje të veçanta të mbrohet Nana, Fëmija që në djep, Pleqtë të pa ndihmë,
të pa aftë për punë; këtyre do t’u sigurohet jetesa nga shoqëria e organizueme.
17.Për Lidhjen,arsimi do të jetë i përgjithshëm dhe shkolla fillore e detyrueshme dhe falas për gjithë fëmijtë.Lidhja do të përkrah për vazhdimin e mësimeve për nxansat me prirje të veçanta.Shërbimi mjeksor dhe i spitaleve do të jetë falas për të gjithë shtetasit.Lidhja i shpall luftë dhe s’do të kursejë aspak fuqitë
e saja kundër plagëve që gjithënjë kanë rëndue mbi kurrizin e popullit shqiptar: Paditurija, sëmundjet, varfëria.
18.Lidhja kërkon një form qeverimi me institucione Republikane Demokratike pa ngjyra,pa emra e tituj
të madhnueshëm në të cilën sovraniteti popullor të jetë i pa-ndamë dhe i pa-prekshëm.Porsa të lirohet shqipëria, Lidhja do të përkrah një referendum popullor në të cilin çdo shqiptar të jetë i lirë që të shprehi mendimin e tij pa ndërhyrje nga jashtë ose nga mbrenda; Çdo parti do të jetë e lirë me zhvillue propa- gandën e vet. Cilido qoftë vendimi popullor, Lidhja do ti nënshtrohet në mënyrë demokratike.
19.Me kushtetutë që Lidhja do të përkrahi do të garantohet liria e fjalës,e mbledhjeve,e shtypit,e propaga- ndës dhe e opozitës duke përjashtuar vetëm ata që kërkojnë lirinë me e përdorun kundër vullnetit të popu- llit, kundër vetë lirisë.
20.Lidhja do të përpiqet,me parimet e saja të veprimit,me anën e antarve të sajë që të gjithë shtetasve t’u sigurohet jo vetë garancit institucionale,juridike dhe politike të Lirisë,por edhe kushtet ekonomike që t’u lejojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre, përmirsimit të gjendjes së jetesës në kuadër të përparimit të bashkësisë kombëtare.Ne besojmë se asnjë reformë shoqërore ose ekonomike nuk mund të sigurojë drejtë- sinë e plotë nëse në kuadër të kësaj shoqërie që na përpiqemi me ndërtue nuk vepron vazhdimisht kontrolli dhe nisjativa e lirë, sepse s’ka kuptim ideali ekonomik absolut për të mirën e bashkësisë e në dëm të individit, ashtu siç është i kotë ideali absolut për dobi të individit (të një njeriu), por në dëm të bashkësisë.
Këshilli nismëtar
Said Kryeziu