in

Para 17 vjetësh UÇK-ja doli për herë të parë publikisht

Sot janë bërë 17 vjet që kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht në fshatin Llaushë të Skenderajt.Para të pranishmëve të shumtë që ishin mbledhur në varrimin e mësuesit Halit Geci, në uniforma të UÇK-së, ishin tre luftëtarë: Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, më vonë i vrarë dhe i shpallur dëshmor.

Të pranishmit e shumtë mbetën të mahnitur nga paraqitja spektakolare e ushtarëve të UÇK-së, më datë 28 nëntor 1997.Ky tubim u bë dy ditë pas rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz, dhe pas sulmeve guerile në Vojnik.Forcat serbe në atë kohë kishin vrarë po në Llaushë, mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.Andaj kjo ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, mbetet edhe si dita simbolike e paraqitjes së parë  publike të UÇK-së.

Lini një Përgjigje

E pushtuam Urën e Bosforit me pamjen kuq e zi

Njihuni me Donald Trampin e Gjermanisë