in

Paqja që po na rrëshqet…

Nga, Mevi RAFUNA

Kosova nuk ka një elitë, apo ndoshta tranzicioni i gjatë i shpërftyroi njerëzit dhe ata që kishin ideale u përjashtuan ndërsa ata që thirrshin në ideale të rreme u ngritën nga hiçi.Koha është e pa mëshirë ja hjek maskën çdo kujt dhe kur masa i sheh idolët pa Maska ose çmendet ose përfundon në humnerë me ta.

Shteti nuk është pronë private, ne kemi shekuj sakrifica jetësh të humbura, që shënuan lirinë në fundin e shek. XX.Sot para syve po na rrëshqet shteti, po na rrëshqet paqja, është e pasigurtë Ardhmëria dhe masa është e hipnotizuar- në kërkim të fajit.

Faji nuk është jashtë nesh por brenda. Menduam se me padituri, me servilizëm dhe me rrena i ndërtojmë shtyllat e shtetit.Modelet më të këqija të politikanëve u bënë model dhe frymëzim.

Shteti u shndërrua në shaka, mos përgjegjësia institucionale u trashëgua në çdo qeverisje dhe menduam se jemi epiqendra e botës.

Nuk u krijua asnjë plan zhvillimor si të dilet nga tranzicioni por u krijuan plane korrupsioni në kuadër të “luftës ndaj korrupcionit”.

Shpirtat e korruptuar nuk e dinë çfarë është liria,robërit kërkojnë sundues të ri.

Çdo gjë është e tepërt të shkruaj tani jemi duke e prekur fundin e një lirie iluzive dhe nga ky fund nuk e di kush do shpëtoj.

Më vjen keq që i treguam botës se jemi të paditur dhe të paaftë për të mbajtur shtet!

Lini një Përgjigje

Protestë kundër qëndrimit të Ramës për Kosovën

Myftiu i Serbisë në festimin e Ditës së Rusisë në Beograd