in

Panxha takohet me zv.kryeministrin Bislimi

Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, sot pati një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku diskutuan për gjendjen e ekonomisë në vend si dhe masat e reja anti-COVID-19. Gjatë takimit u diskutua më shumë për sektorin e prodhimit, dhe potencialin e tij përgjatë këtij viti.

Po ashtu Klubi i Prodhuesve e informoi zëvendëskryeministrin Bislimi për pikësynimet e programit dhe aktiviteteve të cilat planifikon që t’i zhvillojë, ku fokusi do të jetë tek trajnimi dhe rritja e eksporteve për produktet “Made in Kosova”.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe ky bashkëpunim të thellohet në projekte konkrete të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit.

Lini një Përgjigje

Avokati i Popullit kërkon që UP të anulojë kriterin diskriminues

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar