in

Pamje të operacionit policor të realizuar dje në veri të Kosovës

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, duke postuar edhe video, ka sqaruar operacionin e realizuar të premten në veri të vendit.

“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se dje ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth aksionit të Policisë në katër komunat në veri të vendit, ku ka deklaruar se janë mbyllur pesë institucione paralele ilegale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Pse jemi të varfër?

Osmani: Aleanca me Britaninë e Madhe e rëndësishme për Kosovën