in

Pamja më interesante në tërë historinë e njerëzimit

Dush Gashi

E kanë parë vetëm 12 njerëz. Duhet të jetë pamja më interesante në tërë historinë e njerëzimit, në mos edhe e arritura më e madhe. Është Toka e parë nga Hëna. Ata që e kanë parë, kanë thënë se më nuk kanë qenë të njëjtit njerëz. Përshtypjet e tyre bëjnë që as ne të mos mbesim siç kemi qenë.Ja ç’thotë njëri prej tyre:“Koha ndaloi, e unë mbeta i vërshuar nga emocionet. Ajo oazë magjepsëse, e brishtë, e cila na është dhënë dhe e cila e mbron tërë jetën e saj nga mizoritë e universit.

 Përnjëherë më ka kapluar pikëllimi.Deri sa e shikoja atë parajsë, nuk mund të pushoja së menduari mbi të gjithë njerëzit të cilët nuk kanë ujë të pijes, për ata të panumërtit të cilët çdo mbrëmje bijnë të uritur, padrejtësinë sociale, konfliktet dhe varfërinë në botë.Shikimi i Tokës nga ky kënd me dha një perspektivë unike. 

Pjesë e saj është të kuptuarit se ne udhëtojmë bashkë në këtë planet dhe sikur secili prej nesh të mund ta shihte Tokën nga kjo perspektivë, do të kuptonim se asgjë nuk është e pamundshme.Prandaj, ndonëse shumica prej nesh nuk ka pasur rast ta shohë Tokën në këtë mënyrë, është me rëndësi të kuptojmë se ky është planeti i vetëm në këtë çast të cilin mund ta quajmë shtëpi. 

Për këtë shkak, ruajtja e tij është më se e nevojshme, ndërsa vetëdijesimi ekologjik e shoqëror, janë pikat e vetme të cilat mund të na shpëtojnë si ne, ashtu edhe këtë planet të mrekullueshëm.” (Ron Garan, astronaut)(Artikulli i tërë në linkun në koment)

Lini një Përgjigje

Jemi pa kokë dhe pa shtet

Shtyhet samiti i muxhahedinëve në Durrës, shkak kërcënimet për sulme terroriste