in

Palnikaj: Islamizimi u bë me detyrim, katolikë ngelën vetëm ata që u fshehën në male!

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar studiuesi Mark Palnikaj për të folur për masakrat e pushtimit 500 vjeçar turk në vendin tonë.

Ai foli për procesin e islamizit të shqiptarëve, për të cilin përkundër disa studiuesve që thonë se u bë për arsye ekonomike, Palnikaj tha se u bë me detyrim sepse ndryshe humbin jetën. Ai tregoi se katolicizmi u ndalua dhe madje u bë çdo përpjekje që të zhdukej duke detyruar njerëzit që të konvertoheshin dhe duke shkatërruar kishat. Palnikaj tregoi se situata filloi të përmirësohej vetëm pas Austro-Hungarisë e cila na ndihmoi dhe mbështeti.

“Pas pushtimit turqit kërkonin me çdo kusht ndërrimin e fesë. E kërkonin me këmbëngulje dhe bënë raprezalje mbi popullsinë vetëm që të ndërronin fenë. Kjo ishte dhe arsyeja që njerëzit ikën në male, në vende ku ata e kishin të pamundur t’i sulmonin. Dhe ndaj ngelën katolikë vetëm pjesa në male. Kur kam folur me pleqtë e asaj kohe dhe i pyesja pse nuk i bënin shtëpitë të mira, më kanë thënë se vinte turku i digjte herë pas herë dhe nuk kishte kuptim. Edhe kishat i bënin me gurë dhe i mbulonin me kashtë, këto mund të quanin vetëm kisha. Kishat ekzistuese i rrënuan dhe për 170 vjet nuk pati as mesha e as priftërinj. Pothuajse po shuhej katolicizmi, madje dhe pleqtë nga 85 vjeç nuk ishin të pagëzuar. Vetëm pas vitit 1600 pati një farë tolerance pas këmbënguljes së Perëndimit. Pas 1600 e mori Austro-Hungaria e cila nuk ka hequr asnjëherë dorë dhe na ka mbështetur. E ka promovuar kombin shqiptar, jo si pushtuese por si mbrojtëse. Unë nuk besoj se ne kemi bashkëqeverisur me turqit. Shqiptarët që u islamizuan ja panë hajrin asaj perandorie por vendi jo”, tha Palnikaj/M.K/dritare.net

Lini një Përgjigje

Çfarë duam dhe si e synojmë Europën: si shqiptarë a si vehabistë?

Sabato: Nëna ime gjithmonë më fliste shqip