in

Palestina i kërkon Kosovës anulimin e vendimit për Ambasadën në Jerusalem

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka reaguar sot ndaj zyrtarizimit të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael, duke e përshkruar këtë akt si zhgënjyes dhe duke i bërë thirrje Kosovës ta anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem, raporton agjencia palestineze e lajmeve, Wafa.

“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë okupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e okupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë”, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë

“Kjo na tregoi, si shtet i Palestinës, dhe grup arab dhe islamik, se ajo [Kosova] e ka injoruar ligjin ndërkombëtar, legjitimitetin ndërkombëtar dhe rezolutat e saj dhe kanë bërë shkelje të qartë dhe haptazi, gjë që do ta bënte të vështirë për çdo vend të mendonte ta njihte atë”.

Palestina i bëri thirrje Kosovës që së pari të mendojë për interesat e saj dhe angazhimin për legjitimitetin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare në mënyrë që të bëhet anëtare e pranuar e bashkësisë ndërkombëtare dhe rendit botëror, raporton mediumi palestinez.

Autoriteti Palestinezë nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Ambasadori palestinez në Beograd në mënyrë të vazhdueshme si papagall e përseritë atë që ia thonë Beogradi: Kosova është Serbi.

Lini një Përgjigje

PDK hap zyrtarisht fushatën, Hoxhaj krenar me programin dhe listën e Rimëkëmbjes

Modelja tërheqëse shkaktoi zemërim në Dubain mysliman