in

Pacolli thotë se AKR-ja do të qëndrojë në opozitë

Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli, nëpërmjet një shkrimi të postuar në Facebook, ka shkruar se kjo parti do të mbetet në opozitë. Ai po ashtu ka mohuar gjoja afrimin e AKRsë me VVnë për formimin e qeverisë, që pritet ta formojë Kurti.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta.

AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te çertifikohen dhe të krijohën institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi).

AKR do të qendron ne opozitē qe nga fillimi!

Lini një Përgjigje

Macron letër Vuçiçit: Mbështes dialogun me Kosovën

Vela publikon infografikën për subjektet politike në Kuvend