Enver Bytyçi
Presidenti i Kazakistanit ka kërkuar ndihmën e homologut të tij rus, Vladimir Putin, për të mposhtur protestat antiqeveritare në këtë vend.
Këtë kërkesë ai e ka bazuar në arsyetimin se ato protesta nxiten nga të huajt.
Të njëjtën gjë ka pohuar sot në Prishtinë presidenti i MABETEKS, Behgjet Pacolli. Edhe ai thotë se protestat në Kazakistan nxiten nga një shtet i huaj! Kësisoj Pacolli mbron pikëpamjen e presidentit të Kazakistanit! Duke mbrojtur atë, Pacolli mbështet prezencën ruse në Kazakistan.
Ndërkohë forcat e armatosura te Rusisë kanë mbërritur në Kazakistan. Pacolli nga Prishtina po i duartroket ato! Nuk e dimë e ende nëse i pati përshëndet ose jo forcat e NATO-s, kur ato hyjnë në Kosovë në qershor 1999.