in

Pacolli do ta furnizoj Kosovën me vaksinën Covid 19?!

Nga Sherif Ramabaja

Nuk është larg koha kur Pacolli derisa nuk ishte pjesë e qeverisë aludonte se këtë datë, vjen njohja e Kosovës nga ky shtet.

Me këto veprime Pacolli dilte mbi organet e Kosovës dhe thoshte : unë jam ai që Kosovës ia sjell njohjet.

Po çka ndodhi kur Pacolli u bë Ministër i Punëve të Jashtme ? Daçiqi çdo javë lajmërohej në stilin e tij se ky shtet, këtë datë do ta tërheq njohjen e Kosovës.

Shtrohet pyetja, ku ishte zotëri Pacolli? Gjatë kohës së tij si Ministër i Punëve të Jashtme, u patën harruan njohjet për Kosovën.

Çdo ditë populli i Kosovës dëgjonte nga mediat, se cili shtet do ta tërheq njohjen dhe cilat shtete do ta merrnin një veprim të tillë.

 Kosova po ashtu sot e asaj dite nuk arriti që dë bëhet pjesë e Interpolit edhe pse premtimi edhe nga zoti Pacolli ishte i lartë.

Sot kur e tërë EU ballafaqohet me mungesë të vaksinës dhe vala e tretë e pandemis po e paralizon EU, Pacolli del sërish në skenë nga prapavija dhe premton se Kosovën mund ta furnizoi me miliona doza të vaksinës.

Po të ishte në pushtet z. Pacolli jemi të sigurtë se nuk do t´i dëgjohej zëri, kurse si opozitë dhe nga prapavija don të tregoi se po të isha unë në pozitën të cilën nuk e kam, këtë dhe atë do ta bëja për Kosovën.

Apo ndoshta zoti Pacolli ka informacione se vaksinën Astra Zeneka të cilën ai po e propozon, shumë shtete e kanë refuzuar ta përdorin shkaku i veprimeve anësore, apo pikësimit të gjakut.

 Por edhe një numër shtetesh e përdorin vetëm për moshat mbi 60 vjeçe, prandaj prodhimi i saj në treg do të ishte më i lehtë që të sigurohej.

Në anën tjetër që nga maji por sidomos nga qershoir vendet e EU dhe Gjermania po proklamojnë se do të furnizohen me të madhe me vaksina dhe secili person do të ketë mundësinë që të vaksinohet edhe në ordinancat mjekësore, pa pasur nevojë të pres sepse vaksina do të ketë për çdo kend.

Të gjitha këto informacione dhe indikacione mund të ndikojnë te zoti Pacolli që të mundohet të marr rol aktiv në sigurimin e vaksinës, po sidomos atij më tepër mund t´i interesoj imazhi politik, që tia përgadisë veti postin e ardhshëm qeveritar.

Organet shtetërore të Kosovës dhe po ashtu edhe vendet e tjera të cilat e kanë refuzuar vaksinën ruse dhe kineze do të kenë mundësi që nga maji e sidomos  nga qershori të furnizohen shumë më mirë me vaksina.

Tash Kosova e ka edhe mundësinë tjetër, zoti Pacolli u deklarua i gatshëm  ta furnizoi Kosovën me miliona doza të vaksinës ?!

 Pse Pacolli nuk u lajmëronte në fillim të shfaqjes së pandemisë që t´i siguronte Kosovës vaksinat, apo të investonte në hulumtimin e saj dhe pastaj ta ndërtonte bazën e saj për t´u prodhuar në Kosovë, këtë e din më së miri vetë zoti Pacolli.

Sot është shumë më lehtë të flitet, kur hovi i prodhimit të vaksinave kundër Covid 19, ka filluar ta arrij kulminacionin.

 

Lini një Përgjigje

Filozofi i njohur slloven kërkon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Biden zyrtarisht e njeh si gjenocid vrasjen masive të armenëve nga Perandoria Osmane