in

Pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk është e plotë

•Sot po mbahet “Procesit të Berlinit” në Kancelarinë Federale. • Pas takimit dhe bisedës që patën me dyer të mbyllura, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur 3 marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

 • Falë marrëveshjes tani të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave. • Por po ashtu, fokus të veçantë në samit do të marrë edhe kriza energjetike. 

• Në fillim të samitit, kancelari gjerman Olaf Scholz, u bëri thirrje gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. 

• Scholz në fjalën e tij tha se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës. 

• E po ashtu premtoi edhe mbështetjen e Gjermanisë për të gjitha konfliktet rajonle.

 • Samiti, i cili ka nisur që në orën 09:00, përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka si pjesmarrës dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. 

•Në orën 14:15, liderët do zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat.

11 artikuj për këtë temë.

Lini një Përgjigje

“Shantazhi”/ Si e paguan qeveria Top Channel-in

A e dini historinë e grave gjermane?