Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun, për marrjen e detyrës së re si kryetar i Komunës së Ulqinit.
“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer”, ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin social Facebook.
Ajo thotë se shqiptarët në Malin e Zi, si popull shtetformues, do ta kenë përkrahjen e pakursyer të Kosovës.
“Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani.