in

Osmani takon Steinmeier: Gjermania, aleate e Kosovës për integrime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës së punës në Gjermani ka takuar presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Sipas njoftimit nga presidenca, diskutimet u fokusuan në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Presidentja Osmani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit, por edhe në rrugën euroatlantike

“Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe progresit. Gjermania është aleate strategjike në rrugëtimin e Kosovës drejt fuqizimit dhe integrimit ndërkombëtar, ndaj presim që ta forcojmë edhe më tej këtë partneritet në vitet në vijim”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Osmani e ka cilësuar procesin e Berlinit si shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Në takim me presidentin Steinmeier, Presidentja Osmani ndër të tjera ka potencuar rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Gjermani, e cila është urë e fuqishme për raportet ndërmjet dy shteteve.

 RTKlive

Izraeli kryen sulme të reja në Bejrut

Nuk ka kaos: Jemi në luftë, por këtu çdo gjë funksionon. Kur bien sirenat shkojmë në vendstrehime!