in

Osmani takohet me Zelenskyy-n në Spanjë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në Spanjë për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postiminë Facebook, Osmani njofton se është takuar me homologun e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

“Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë!”, ka shkruar Osmani.

47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor u mblodhë në Granada të Spanjës në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes këtij samiti pritej të zbutenintensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk pranoi të ulej në tryeze me homologun e saj serb Aleksandër Vuçiç nëse nuk vendoseshin sanksione kundër Beogradit, pas një sulmi terrorist në Kosovë.

Lini një Përgjigje

U përpoq të vriste Mbretëreshën Elizabeth, 21-vjeçari dënohet me 9 vite burg për tradhti

Nëndetësja përplaset me barrierat e “kurthit” nënujor, vdesin 55 marinarë kinezë