in

Osmani: Prioritet, sigurimi i vaksinave kundër Covid-19

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Presidentja Osmani, në një shkrim në Facebook, ka thënë se nuk ka prioritet më të rëndësishëm sesa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19.Postimi i plotë i Presidentes:Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje.

Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19.

Lini një Përgjigje

Kurti i kërkon kryetarit të Parlamentit Evropian sigurimin e vaksinave

Sërish protestë para MSh-së për sigurimin e vaksinave