Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka dhënë intervistë për Al Jazeera.
Presidentja thotë se Rusia do të vazhdojë me qasje të njëjtë të kërcënimeve të shteteve që kanë zgjedhur rrugën atlantike sikurse që kanë bërë me Ukrainën, “sepse para disa ditësh ambasadori rus në Sarajevë tha se nëse Bosnja do të donte t`i bashkohej NATO-s, ajo çka i pret ata është e njëjta se çfarë po ndodhë në Ukrainë”.Ajo sqaroi se ky ishte kërcënim i drejtpërdrejtë jo vetëm për Bosnjën, por për të gjitha vendet e rajonit dhe të tjerat që duan të anëtarësohen në NATO.
Pavarësisht kësaj, Osmani theksoi se kjo nuk duhet të na ndalë për të punuar drejt anëtarësimit, “sepse për ne NATO nuk është thjesht një makineri ushtarake, është një sistem i bazuar në vlera dhe ne duam t`i bashkohemi për vlerat që ajo prezanton dhe për sigurinë që ofron për ne”./S.K.