in

Osmani në Paris flet për fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Paris ka takuar Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa, me të cilët kanë biseduar për fuqizimin e zërit të grave të Funara gjatë luftës.

“Fuqizimi dhe mbështetja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës ishte në fokus të diskutimeve tona në një mëngjes të përzemërt sot në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa. Bashkimi i forcave dhe zërave tanë për të fuqizuar zërin e të mbijetuarve, do të fuqizojë edhe kauzën tonë të përbashkët për drejtësi”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj social Facebook.

Presidentja Osmani po qëndron në Paris, me ftesë të Presidentin të Francës, Emmauel Macron për të marrtë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Parisi 2024.   

Dorëhiqet kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë

Të paktën 30 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gazë