in

Osmani kërkon nga Irlanda mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në Bruksel kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, me të cilin ka biseduar për vullnetin e popullit të Kosovës për integrim në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Osmani, në takim me kryeministrin irlandez, si kërkesë të veçantë shtroi mbështetjen e Irandës  për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sidomos tani, kur Irlanda ka udhëheqjen.

“Në veçanti, kërkova përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani ka udhëheqjen. Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut”, shkroi Osmani në Facebook.

Lini një Përgjigje

Botimi i ri i UET PRESS/ Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës

Ukraina dhe Moldavia marrin “OK”, vende kandidate për në BE