in

Osmani: Investimi në arsim e shëndetësi duhet të jetë prioritet

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, ka pritur sot në një takim një grup studentësh të mjekësisë.

Ata kanë prezantuar aktivitetet e tyre me studentët e rinj, trajnimet e organizuara për ta dhe përpjekjet që ikja e kuadrit mjekësor jashtë vendit të mos jetë opsion.

Presidentja Osmani ka theksuar se investimi në arsim e shëndetësi duhet të jetë prioritet. Në këtë kontekst, ka përmendur se ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për Kosovën.

“Duhet ta kthejmë trendin, në mënyrë që mjekët tanë ta shohin perspektivën këtu”, ka potencuar Presidentja Osmani.

Për këtë shkak, zonja Osmani ka theksuar se duhet të kthehet vëmendja nga kjo sferë, në mënyrë që kuadrot shëndetësore të mbeten në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Kosova e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-në

Axha i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë: Vrasja ndodhi për mal të shtetit