Sherif Ramabaja
Ne dëshmuam forcën. Kosova e pa fuqinë tonë. 22 seanca i bllokuam. Me to dështoi edhe Kurti dhe VV. Këtë nuk e besonte askush, po ne e dëshmuam këtë. Në anën tonë u rreshtua edhe Duda Balje e cila Kurtit ia tregoi bërrylin. Asaj ne i premtuan komunë boshnjake. Pse jo kur Isa, Hashimi e Luta çdo katund serb e shpallën Bashki në vete.
Ne na interesonte që Dudën ta kishim nga vetja. Ajo po flet për prapaskena në këmbim të votës. Në këmbim VV i paska premtuar që ta bënin profesorësh në Maqedoni. Në fakt nuk treguan se çfarë profesoreshe do ta shpallnin: të fizikës, matematikës, kimisë, boshnjakisë, të shqipes, mjekësisë, Googlës, Smartofinit, seksologjisë, informatikës, historisë, apo të çkafit. Ndoshta të anatomisë, pasi e njeh çdo pjesë të trupit.
Megjithatë ndoshta do të bien në harresë këto gjëra me Dudën, për të cilën disa deputet do ta jepnin edhe Kosovën, kurse klerikët mysliman, do ta jepnin përveç Kosovës edhe Bosnjën, ndoshta edhe Maqedoninë e Shqipërinë, pasi ata gjithmonë ndaj trojeve shqiptare kanë qenë zemërgjerë.
Ti kthehemi Haradinajt. Ai pro bllokadës ka punuar me të gjitha forcat. Së pari e akuzonte Kurtin si bashkëpunëtor të Serbisë dhe kundër Amerikës. E bëri tradhtarë dhe çmos i tha, kurse për bllokadën me ish ambasadorin Grenell, si duket është marr vesh për ecurinë e mëtutjeshme.
Unë jam i gatshëm që Serbisë tia jap vetëm gjysmën e veriut, sepse unë kam dhënë shumë deri tash, u rrëfye Haradinaj. Sa tokë i ndava Malit të Zi e Maqedonisë, e tash tia dhuroi edhe Veriun Serbisë. Shqiptarët do të më hanin me tesha veshë, iu arsyetua ai ish ambasadorit Grenell.
Memli Krasniqi ishte më dorë shlirë. Unë skam bërë gjynahe deri më tash, tha ai. Ky është rasti më i mirë dhe më i madhi për mua, që tia rrëmbej pushtetin Kurtit. Kjo po ndodh vetëm nga shkaku që Thaçi është ku është, se unë isha bira e fundit e kavallit. Nëse nuk e shfrytëzoi këtë shanse, do të më gjykoi historia, i tha vetvetes.
Grenellit ia premtoi komplet veriun për postin e kryeministrit, ose kryetarit. Me mua do të ketë kompromise edhe të tjera sa i përket edhe komunitetit serb brenda Kosovës, po edhe kishës serbe, e rriti çmimin më tutje, Memli Krasniqi. Grenell mbet i kënaqur me Memliun, po ai do ta intervistoi edhe Baton Haxhiun, Buzhalën, Lirim Mehmetajn, Molliqajn etj. etj. që më në fund të vendosë se kujt t´i transferohet pushteti.
Do të ishte humbje nëse Dudia mbetet me gishta në gojë, kur dihet angazhimi i saj për Kosovën, sidomos angazhimi i saj në mbulimin e femrës shqiptare dhe futjen e mësimit mysliman në shkollat shqipe.
Diçka e madhe po ndodh. Kushmos i ka gishtat këtu. Vuçiqi po premton miliona. Ai donë ta blej Veriun, vetëm cili është ai i cili ia shet. Në lojë mund të hyjë edhe Rama. Pse jo ai u bë mandatari i katërt. Po deshi, mund të bëhet i përjetshëm, kush mund ta pengoi.
Mars – Rover (Satirë)