in

Nxirren 4 trupat e pajetë të familjes Zuka në Pozharan

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij dhe pastaj veten.

Trupat e katër viktimave tashmë janë nxjerrë nga shtëpia e tyre ku gjetën vdekjen. Ata do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Lini një Përgjigje

Këta janë dy djemtë e vrarë në Pozharan nga baba i tyre

Administrata e Bidenit do të reagojë shpejt ndaj "rregulloreve të dëmshme të mesnatës"