in

Nuk ka kaos: Jemi në luftë, por këtu çdo gjë funksionon. Kur bien sirenat shkojmë në vendstrehime!

Ksenia, një shqiptare që banon në veri të Haifas në Izrael, në një lidhje me Skype me News24, në rubrikën “Opinion” ka treguar përjetimet e saj lidhur me sulmin me raketa të Iranit. Ajo tha se nga komanda e IDF është bërë e ditur se nga Hezbollahu ishin krijuar tunele që nisnin në Liban dhe hynin në Izrael, të gjitha këto në funksion të një sulmi si ai i 7 tetorit që Hamasi ndërmori 1 vit më parë.

“Ishte një natë e qetë. Sapo bien sirenat ne shkojmë në dhomën e blinduar. Sulmet u njoftuan në televizor, u këshilluan qytetarët që të qëndronin sa më afër vendeve të strehimit, që njerëzit të mos shkonin në udhëtime. Orientimet e para kanë të bëjnë pikërisht me këto vendstrehime, më pas janë këshillat për fëmijët. Ka një solidaritet të jashtëzakonshëm”, rrëfeu Ksenia.

Ajo tha se gjithçka ecën normalisht, nuk ka kaos. “Ka sinjalizime të sakta lidhur me sulmet, çdo gjë funksionon normalisht”, tha Ksenia.

Ajo jeton prej 33-vitesh në Izrael dhe rrëfeu se kur bëhet luftë do të thotë se nuk ka rrugë tjetër. “Ne nuk mund të marrim çantat dhe të ikim. Çdo tentativë që është bërë për paqe nuk ka dhënë rezultat. Edhe pas 1991 kur u bënë ato marrëveshjet me Arafatin, gjithmonë ka pasur atentate, pra nuk është se kishte paqe”, rrëfeu Ksenia.

Osmani takon Steinmeier: Gjermania, aleate e Kosovës për integrime

Vriten 8 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve me Hezbollahun në Liban