in

Nuk e di pse po e bëni problem blerjen e librave.

Mua baba e nana m’i kanë ble 12 vjet shkollë, besa edhe në fakultet me pare të tyre i kam ble.  Ka qenë varfëri shumë më e madhe se sot. 

Shumë ia kam ditë kimetin blerjes së atyre librave si fëmijë, jam gëzu për nime shumë. Bile edhe tash me ka mbet shprehi që me ble libra gati për çdo muaj. 

Mendoj se kjo puna e librave që me t’i ble shteti e dëmton shumë leximin në përgjithësi – sepse nuk krijohet dashnia fëmijë-libër. Kur e blen prindi fëmija mesohet me ia ditë vlerën librit, kur ta blen shteti ai e sheh këtë gjë të pavlerë. 

Mendoj që Qeveria as ato para nuk duhet me ia qit prindërve, ti ndal, të investon në laboratore, teknologji, ndërtim shkollash, përkthime tekstesh të huaja për shkancat ekzakte (pra mos t’i financon as autorët vendas që sherbejnë literaturë të viteve 70’ta për shkenca), etj. 

Pra, mos ia financoni librat fëmijëve, lërëni që ato t’ia blejnë prindërit me pare të veta.

Lini një Përgjigje

Ibrahim Rugova: Kam simpati për krishterimin, ka qenë feja e parë e popullit tonë

Kanos kryeministrin në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari