Rastet e atakut kardiak nëpër plazhe janë bërë të shpeshta, madje edhe për moshat e reja.
Mjekja kardiologe Mimoza Luzati tha për Klan, se futja në det duhet të mos bëhet në mënyrë të menjëhershme.
“Ne rekomandojmë gjithmonë që futja të jetë graduale, asnjëherë hedhje të menjëhershme, të lagen këmbët, duart, të mësohet trupi me temperaturën e ujit dhe më pas të bëhet zhytja e plotë e trupit në ujë.
Kemi një trend në ulje të moshës së pacientëve të prekur me sëmundje kardiovaskulare, dhe 35 vjeç kemi pasur raste gjatë muajve të fundit që kemi konstatuar këtu në qendrën tonë”, ka thënë mjekja.
Mjekja thotë se para se t’i drejtohen pushimeve në det personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare apo hipertension duhet të konsultohen me mjekun kardiolog.