Historia e shek. XVII për Norën e Kelmendit tashmë është shndërruar në legjendë për bukurinë dhe trimërinë e saj. E cilësuar si Helena e Shqipërisë për bukurinë si dhe për faktin që shkaktoi një luftë të madhe mes fisit Kelmendi dhe Perandorisë Osmane, konflikt që zgjati mbi një dekadë.
Nora e Kelmendit është fascinim në vete.E refuzuar nga babai i saj, për faktin që kishte lindë vajzë, dhe për të nuk ishte e dobishme në luftën kundër pushtuesit, atë e mori dhe e rriti e halla e saj, si një djalë të adoptuar.I ati i Norës nga dëshira për ta trajnuar e për ta bërë luftëtar, dhe duke menduar që ky ishte djali i adoptuar i të motrës, vendosi ta trajnojë si luftëtar, pa e ditur që po trajnonte të bijën e vet.
Kur Nora u rrit, ajo u bë vajza më e bukur e Malësisë. Thuhej se ajo ishte aq e bukur sa një Zanë e vërtetë mali. Fama e bukurisë së saj u përhap nëpër tërë vendin. Një pasha që banonte në Rozafat të Shkodrës, dëgjoi për të. Një ditë, Nora zbriti në qytet me prindërit e saj. E pashai doli nga kalaja dhe ra në dashuri me Norën sapo ia vuri sytë. Duke qenë nga Bosnja, e cila ka tradita të ngjashme me ato të Shqipërisë, pashai donte të martohej me ligjet shqiptare të Kanunit, që do të thoshte se ai do të dërgonte një njeri të besuar te shtëpia e Norës e të kërkonte dorën e saj. Megjithatë, familja e Norës u përgjigj se Kanuni shqiptar nuk i lejon martesat e vajzave me jo-shqiptarë. E pashai nuk ishte e mësuar me të tilla refuzime dhe ndërkaq mbante një harem të madh. Ai turfulloi: “Ose Nora do të bëhet gruaja ime, ose unë do ta djeg gjithë Malësinë e do e bëj shkrumb e hi.”
Pashai pastaj udhëhoqi ushtrinë e tij dhe e rrethoi Malësinë. Nora kishte provuar të ishte luftëtare, por tani ajo kishte për detyrë të provonte se ishte edhe e mençur, dhe për këtë duhet të kursente Malsinë nga shkatërrimi. Kështu që ajo hartoi një plan për të vrarë pashain boshnjak.Ka dy versione të ngjarjes. Në versionin e parë, Nora pretendon se do të martohet me pashain pa lejen e familjes së saj. E veshur me xhubletë, ajo shkon në çadrën e pashait. Pashai, sapo sheh Norën, bie në gjunjë dhe filloi të lutet, duke besuar se Nora ishte një dhuratë e vërtetë nga Allahu i Plotfuqishëm për shërbimet e tij për Atë.
Pashai urdhëron trupat e tij të pushojnë dhe të përgatiten për t’u kthyer në Shkodër. Kur çdo gjë ishte e qetë reth tendës së pashait, Nora nxjerrë kamën që babai i saj i kishte dhënë me vete, kamë që ishte e përcjellur nëpër shumë breza të familjes, dhe ia ngul atë pashait, e shkelmon në pjesën e pasme të kokës, dhe ia zë frymën, kështu që ai nuk mund të bërtiste. Pasi bie pashai përtokë, Nora nuk e godet më pashain, pasi që për shqiptarin është turp ta godasë dikë që nuk është në këmbë, dhe për këtë pashai i shpëton plagëve të marra.
Në një version të dytë të legjendës, Nora nuk shkon në tendë. Kur ushtritë luftojnë, disa nga Osmanët shkëputen nga trupi i ushtrisë për të sulmuar fshatrat. Nora udhëheq një ushtri prej 300 grash kundër Osmanëve që ishin duke djegur, plaçkitur e dhunuar, i del përpara pashait dhe e vret në një duel.
Në të dyja versionet, Nora vret pashain në një duel të drejtë. Në dy versionet emri i pashait është Vutsi Pasha nga Bosnja.Burimet historike japin një version më pak folklorik dhe përqendrohen më shumë në betejën e vazhdueshme prej mbi një dekad mes Osmanëve dhe malësorëve të Kelmendit, fillimisht për shkak të bashkëpunimit të tyre me malazezët, dhe famës së tyre si malësorët më kokëfortë në mes të fiseve shqiptare, në vend të portretit të Norës apo heroinave të tjera, edhe pse këto burime përmendin se gratë kanë luftuar bashkë me burrat.
Sipas Pjetër Bogdanit, në Cuneus Prophetarum, ishin rreth 500 kelmendas që sulmuan ushtrinë Osmane prej 12,000 forcash. François Lenormant në veprën Turcs et Monténégrins (Paris, 1866) përmend një ushtri Osmane prej 30,000 burrash kundër 900 kelmendasve, ndërsa konflikti fillon në vitin 1624 dhe kulmon në vitin 1638. Një tjetër përshkrim vjen nga Ati F. Arcangelo da Salto, teolog dhe këshilltar i Savojës dhe konsulent nga selia e Shenjtë, që përmend rreth 700 kelmendas, dhe 4,000 viktima Osmane, në botimin Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuolo Riformato .